Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur duhet t'ia nisë femra të falet?

Shko poshtë

Kur duhet t'ia nisë femra të falet? Empty Kur duhet t'ia nisë femra të falet?

Mesazh  muslimone Sat May 29, 2010 9:58 am

Pyetje: Kur duhet t'ia nisë femra të falet?

Përgjigje: El hamdulilah ue salatu ue selamu ala resulilah ue ala alihi ue sahbihi exhmein ue bad:

Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Urdhërojini fëmijët tuaj për t'u falur kur të jenë shtatë vjeç dhe rrihini ata nëse nuk falen kur të jenë dhjetë vjeç." Hadithi është i saktë.

Nuk ka bërë dallim Profeti ndërmjet vajzës dhe djalit. Nëse fëmija mbush moshën shtatë vjeç duhet urdhëruar të fillojë të falet, por nuk rrihet nëse nuk falet dhe kur të mbushë dhjetë vjeç duhet urdhëruar të falet dhe nëse nuk falet rrihet. E kjo detyrë bëhet më e rëndë kur fëmija arrin moshën e pjekurisë, moshë në të cilën i regjistrohen njeriut të mirat dhe të këqijat që vepron.



Mosha e pjekurisë varion ndër njerëz dhe nuk është e njëjtë.

Por tek meshkujt fillon atëherë kur djalit i fillojnë t'i mbijnë qime rreth organit gjenital, siç është treguar nga Profeti salallahu alejhi ue selem.

Ndërsa tek femra pjekuria dallohet me ardhjen e menstruacioneve. Kështu që nëse femrës i vijnë menstruacionet ajo nuk është më e vogël, por është e madhe dhe e ka detyrë në formë të prerë të falet. Allahu e di më mirë.



Abdurrahim Balla
muslimone
muslimone

Numri i postimeve : 40
Join date : 28/05/2010
Age : 36
Location : ks

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi