Çka Duhet Bërë Haxhiu Që Haxhi I Tij Të Jetë I Pranuar Tek Allahu [Xhele Shanuhu]?
:: Forumi Gjeneral ╚ FORUM-NEKTARIIDITURIS.TK ╝ :: Pyetje dhe përgjigje & Fetva nga Hoxhallar të Ndryshëm
Faqja 1 e 1
Çka Duhet Bërë Haxhiu Që Haxhi I Tij Të Jetë I Pranuar Tek Allahu [Xhele Shanuhu]?
Për të qenë haxhi i pranuar, duhet që sinqerisht të bëhet nijet kryerja e haxhit për hirë të Allahut [Xhele Shanuhu], dhe të kryhen të gjitha ceremonitë e haxhit mu ashtu siç i ka kryer edhe Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]. Pra, çdo vepër e mirë nuk pranohet tek Allahu pa i plotësuar këto dy kushte:
Pyetje:
Çka duhet bërë haxhiu që haxhi i tij të jetë i pranuar tek Allahu [Xhele Shanuhu]?
Përgjigje:
Për të qenë haxhi i pranuar, duhet që sinqerisht të bëhet nijet kryerja e haxhit për hirë të Allahut [Xhele Shanuhu], dhe të kryhen të gjitha ceremonitë e haxhit mu ashtu siç i ka kryer edhe Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]. Pra, çdo vepër e mirë nuk pranohet tek Allahu pa i plotësuar këto dy kushte:
1. Sinqeriteti dhe
2. Kryerja e atij obligimi ashtu siç e ka kryer Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]
Allahu xh.sh thotë:
"E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë"
[El-Bejjineh, 5]
Gjithashtu, Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] thotë:
"Me të vërtetë çdo vepër shpërblehet sipas qëllimit."
dhe thotë:
"Ai i cili e punon ndonjë punë që nuk e kemi bërë ne, ajo është e refuzuar."
Pra haxhiu kësaj duhet t’i kushtojë rëndësi, që të jetë i sinqertë në qëllimin e tij, të jetë qëllimi vetëm për hirë të Allahut, e assesi nuk bën të jetë për shkak se "..do të më quajnë të tjerët HAXHI..".
Pastaj, duhet të ketë kujdes që mos të bëjë diçka çka nuk e ka bërë pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] sepse ajo do të jetë e refuzuar, mirëpo t’i kryej ceremonitë e haxhit ashtu siç i ka kryer edhe pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem]. Pejgamberi [SalAllahu Alejhi ve Selem] ka thënë:
"Merrni nga unë ceremonitë e haxhit."
Nga kushtet tjera është edhe që haxhi të bëhet me paret hallall, sepse haxhi me paret haram nuk është i lejuar, ndërsa disa dijetarë thonë se ai haxh nuk është i pranuar tek Allahu [Xhele Shanuhu].
Pastaj duhet që haxhiu të mos shaj dhe të mos grindet me tjetër kënd. Duhet t’i përmbahet ajetit ku Allahu [Xhele Shanuhu] thotë:
"Haxhi është në muajt e caktuar, e kush bën (ia fillon të zbatojë) haxhin në këta muaj, nuk duhet afruar gruas, nuk bën të merr nëpër këmbë dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje"
[El-Bekareh, 197]
Haxhiu gjatë haxhit duhet t’i largohet të gjitha ndalesave dhe duhet që haxhiu të jetë i butë dhe të mos i shqetësoj muslimanët e tjerë, me gjuhën e tij apo dorën e tij. Gjithashtu, duhet që haxhiu t’i mësojë të gjitha dispozitat e haxhit nga ndonjë hoxhë, kështu që ai ta adhuroj Allahun [Xhele Shanuhu] me argumente e jo nga hamendja e tij, apo ashtu siç veprojnë të gjithë.
Similar topics
» Kur duhet t'ia nisë femra të falet?
» Pranoi Islamin,ra ne sexhde dhe nderroi jete
» Haxhi DVD Journal
» Haxhi - rrugë e përtrirjes
» Përmalllimin për turpin nga Allahu
» Pranoi Islamin,ra ne sexhde dhe nderroi jete
» Haxhi DVD Journal
» Haxhi - rrugë e përtrirjes
» Përmalllimin për turpin nga Allahu
:: Forumi Gjeneral ╚ FORUM-NEKTARIIDITURIS.TK ╝ :: Pyetje dhe përgjigje & Fetva nga Hoxhallar të Ndryshëm
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi