Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmi izraelit protestohet në mbarë botën

Shko poshtë

Sulmi izraelit protestohet në mbarë botën Empty Sulmi izraelit protestohet në mbarë botën

Mesazh  muslimone Tue Jun 01, 2010 2:33 pm

Sulmi izraelit protestohet në mbarë botën


E marte 1 Qershor 2010 11:01



Dy mijë persona manifestuan mbrëmjen e sotme para ambasadës izraelite në Athinë me sloganin "Gaza e Lirë". Policia u desh të ndërhynte edhe me gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup të vogël ekstremistësh.

Manifestimi u organizua nga koalicioni i të majtës radikale "Zyriza" për të denoncuar sulmin izraelit kundër flotiljes humanitare drejt Gazës.

Në manifestim mori pjesë edhe e majta ekstraparlamentare, OJQ-të propalestineze dhe lëvizja anarkiste.

Manifestime janë zhvilluar edhe në Selanik, Patra, Janinë, Larisa, Volos dhe Hania.

Manifestime të shumta u organizuan sot në shumë vende të ndryshme të botës, pak orë pas sulmit të përgjakshëm izraelit kundër flotiljes "Freedom" që po transportonte ndihma humanitare në Rripin e Gazës.

Të parët që dolën në shesh ishin turqit, të cilët në Stamboll, kur ishte ende natë, u mblodhën me mijëra dhe të cilët tentuan të hynin në ambientet e konsulltatës izraelite.

Në vendet arabe mobilizimi ishte i shpejtë, spontan dhe i përgjithshëm. Në veçanti në Jordani, Egjipt dhe Liban njerëzit vërshuan nëpër rrugë.

Në Aman të Jordanisë rreth 2000 persona dolën në rrugë duke kërkuar mbylljen e ambasadës izraelite dhe dëbimin e ambasadorit, e njëjta kërkesë edhe në Liban, si në kryeqytet, po ashtu edhe në 12 kampet e refugjatëve palestinezë, ku ishin të shumtë ata që u shprehën të gatshëm për t'u kthyer dhe për të luftuar kundër Izraelit.

Në Egjipt, rreth 70 persona, ndër të cilët disa deputetë, hodhën slogane para ministrisë së Jashtme të Kajros.

Dhe ndërsa mijëra palestinezë reaguan në Rripin e Gazës, në Bagdad u organizua një protestë me rreth njëqind persona. Po ashtu rreth 100 persona u mblodhën edhe në Teheran para zyrave të OKB-së duke thirrur "Vdekje Izraelit".

Pak orë më vonë gati në të gjitha kryeqytetet evropiane u zhvilluan manifestime kundër izraelitëve. Në disa raste pati edhe trazira.

Në Londër disa qindra persona bllokuan rrugën kryesore të Ministrive dhe Doëning Street; në Paris rreth 500 veta iu përgjigjën apelit të pro-palestinezëve dhe policia përdori gaz lotsjellës për t'i shpërndarë; në Gjenevë rreth 200 persona rrethuan zyrat e OKB-së duke kërkuar një hetim për sulmin e izraelitëve; në Kopenhagë qindra persona valvitën flamurin palestinez dhe atë turk në zonat periferike të kryeqytetit danez duke kërkuar bojkotikim e Izraelit; në Sarajevë qendra historike e qytetit u mbush për disa minuta nga një grup manifestuesish.
muslimone
muslimone

Numri i postimeve : 40
Join date : 28/05/2010
Age : 36
Location : ks

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi