Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namazi i natës

Shko poshtë

Namazi i natës Empty Namazi i natës

Mesazh  muslimone Fri May 28, 2010 6:41 pm

Ka thënë Pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : Kushfal namaz nate duke lexuar dhjetë ajete nuk shkruhet nga të shkujdesurit, kush fal namaz nate duke lexuar njëqind ajete shkruhet nga të devotëshmit dhe kush fal namaz nate duke lexuar njëmijë ajete shkruhet nga mukantirinët. ( Sahih, sunen Ebi Davud : 1398 )


Programi është që të çohesh dhe të falësh namaz nate duke lexuar nga një mijë ajete ashtu që të kesh çdo nate shpërblime të reja në xhenet, mirpo n.q.s nuk ke mundësi dhe lexon nga njëqind ajete atëherë shkruesh nga të devotëshmit. Ka thënë Hasen Basriu ( Zoti e mëshiroftë ) : asnjëherë nuk e lenë ndonjëri namazin e natës vetëm për shkak të ndonjë mëkati që e ka kryer, kërkojini vetvetet tuaja çdo natë afër perëndimit dhe pendohuni tek Zoti juaj ashtu që të falni namaz nate.

Gjithashtu ka qenë Seid Ibn Xhubejr ( Zoti qoftë i kënaqur me të ) kur hynin këto dhjetë ditë jepte shumë mund sa që nuk kishte më mundësi dhe thonte : mos i fikni qirinjtë këto dhjetë ditë ( dhe i pëlqente adhurimi ).

Frytet e namazit të natës :

( 1 ) Ai që fal namaz nate do të ketë në xhenet dhoma të cilat e jashta e tyre shihet nga brenda tyre dhe e brëndshmja e tyre shihet nga jashtë tyre.

( 2 ) Ai i cili fal namaz nate është nga ata tre persona me të cilët Allahu qesh, dhe n.q.s Allahu qesh me robin e Tij atëherë nuk e merr në llogari atë.

( 3 ) Gjithashtu pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) ka thënë për namazin e natës : është adet ( zakon ) i njërëzve të mirë përpara jush, afrimitet tek Allahu, të ndalon nga e keqja, të shlyen mëkatet dhe largon sëmundjen nga trupi. ( Sahih, sunen Et-Tirmidhij : 3549 ). Vetëm tek ky hadith ka pesë dobi të namazit të natës kështu që shfrytëzoji ato.

( 4 ) Allahu i Madhëruar e ka fshehur shpërblimin e atyre që falin namaz nate për shkak të madhështisë që ka dhe ka thënë : Askush nuk e di se çfarë është ruajtur për ta nga kënaqësitë e syrit si shpërblim për çfarë ata punuan. ( Es-Sexhdeh 17 )
( 5 ) Falja e namazit të natës dhe qëndrimi në këmbë në të në këtë dun'ja janë ato të cilët e shkurtojnë qëndrimin në ditën e kijametit.
( 6 ) N.q.s e bën nijet që të çohesh dhe të falesh mirëpo nuk çohesh ( sepse nuk të del gjumi ) atëherë të shkruhet ajo që ke bërë nijet. Ka thënë pejgamberi ( paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të ) : nuk ka ndonjë person i cili falet çdo natë, mirëpo nëse e mund atë gjumi ( dhe nuk zgjohet dot ) Allahu ( xh.sh ) ia shkruan shpërblimin e namazit të tij dhe gjumi i tij është sadaka ( lëmoshë ). ( Sahih, sunen Ibn Maxheh : 1344 )
Gjithashtu trasmeton Aishja ( Zoti qoftë e kënaqur me të ) se ka thënë : më kanë njoftuar se disa njerëz thonë : n.q.s i kryejmë farzet atëherë nuk e kemi problem se shtojmë apo nuk shtojmë ( nga punët e mira ). Betohem në Allah se me të vërtetë Allahu nuk do t'i pyesi ata vetëm se për farzet, por ata janë njerëz që gabojnë natën e ditën, ju nuk jeni vetëm se nga i dërguari i juaj dhe ai nuk është vetëm se nga ju, betohem në Allah se nuk e ka lënë i dërguari i Allahut namazin e natës asnjëherë.


Autor : Muhammed bin Husejn Jaakub
Përktheu : ( Ebu Junis ) Namik Murto

Shoqata'' Uniteti ''
muslimone
muslimone

Numri i postimeve : 40
Join date : 28/05/2010
Age : 36
Location : ks

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi