Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222

Shko poshtë

Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222 Empty Nëse të ngushtohet kjo botë lidhu me këtë numër 222

Mesazh  muslimone Fri May 28, 2010 6:39 pm

Shumicës prej nesh i rëndohet ndonjë çështje në këtë botë, saqë kërkojmë ndërmjetësim për ndonjë post, për kalimin e ndonjë provimi, për ndonjë kërkesë në organet qeveritare e të ngjashme me këto.

Më gëzon fakti t’ju ndihmoj në realizimin e këtij ndërmjetësimi me qëllim që t’ju lehtësohen punët tuaja. Është shumë e thjeshtë, lidhu me këtë numër special 222 pa ndonjë hyrje tjetër.

A e di mënyrën e lidhjes?

* Numri i parë 2 nënkupton orën 2 pas mesnate.

* Numri i dytë 2 nënkupton dy rekate.

* Numri i tretë 2 nënkupton dy pika lot.

Me fjalë të tjera, dy rekate namaz në orën 2 pas mesnate bashkë me dy pika loti. Kërkoje All-llahun e Lartësuar në këtë kohë dhe me lejen e Tij do të të lehtësohen punët e tua dhe do të arrish atë që synon.

All-llahu i Madhërishëm është Sunduesi, Mbizotëruesi, i Cili zbret në qiellin e kësaj bote në pjesën e tretë e të fundit të natës dhe thotë: “A ka kush më lutet Mua që t‘i përgjigjem atij, a ka kush më kërkon Mua që Unë t‘i jap atij dhe a ka kush pendohet tek Unë t‘a fal atë?”

Pasha All-llahun, dije se sikur të mblidhet i gjithë populli për të të ndihmuar për diçka, nuk do të të ndihmonin dot përveç asaj që ta ka caktuar All-llahu. E nëse do të mblidheshin për të të bërë dëm, nuk do të dëmtonin dot përveç asaj që ta ka caktuar All-llahu.

Kthehu në dorën e Tij, në dorën e të Cilit është drejtimi i qiejve dhe i tokës. Shumë prej nesh i japin përparësi ndërmjetësuesve ndaj All-llahut të Lartësuar. Fillon të hulumtojë për ndërmjetësim para se t’i drejtohet All-llahut me lutje. All-llahu i Madhërishëm në Librin e Tij, të cilit nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë, thotë: “Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem” (Gafir, 60)

Ndërsa i Dërguari i All-llahut, lavdërimi dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të, thotë: “Kush e lexon ajetin Kursi pas çdo namazi nuk e pengon këtë njeri për t'u futur në xhenet përveç se vdekja.”

All-llahu jua largoftë brengat dhe shqetësimet dhe ju dhuroftë qetësi shpirtërore.


Përshtati: Almedin Very Happy Ejupi
muslimone
muslimone

Numri i postimeve : 40
Join date : 28/05/2010
Age : 36
Location : ks

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi