Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjërimi I Gjashtë Ditëve Të Muajit Sheval

Shko poshtë

Agjërimi I Gjashtë Ditëve Të Muajit Sheval Empty Agjërimi I Gjashtë Ditëve Të Muajit Sheval

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 9:59 pm

Agjërimi I Gjashtë Ditëve Të Muajit Sheval Agjerimi

Pyetja:

Çka mendoni ju në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve të muajit Sheval?
Thuhet në Muwata të Malikut se, Imam Malik ibn Enes në lidhje me agjërimin e gjashtë ditëve në muajin Sheval, pas përfundimit të muajit Ramazan, se ai nuk ka parë asnjë nga dijetarët apo fakih të agjërojnë këto ditë, dhe as që ka dëgjuar se ndonjë prej selefëve ka bërë të njejtën gjë, dhe se dijetarët e kanë klasifikuar si mekruh dhe kanë frikë se mos është bidat, dhe se kjo është një bashkangjitje muajit të Ramazanit diçka që nuk është pjesë e tij. Kjo paraqitet në el-Muwatta’, nr. 228, pjesa e parë.

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut s.v.t..

Është vërtetuar nga Ebu Ejub r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s., ka thënë:

“Kushdo që agjëron muajin e Ramazanit e pastaj e përcjell edhe me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të jetë sikur të kishtë agjëruar tërë jetën.”
[Transmetojnë Ahmed, 5/417; Muslim, 2/822; Ebu Davud, 2433; el-Tirmidhi, 1164.]

Ky është një hadith sahih, i cili indikon se agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval është Sunet. El-Shafa’i, Ahmedi dhe një numër i dijetarëve të mëdhenjë e kanë pasuar këtë. Nuk është e drejtë të kundërshtohet ky hadith me arsyetim se disa dijetarë kanë cituar se ky agjërim qenka mekruh, sikurse edhe frika se ndonjë person injorant mendon se kjo qenka pjesë e muajit Ramazan, apo frika se njerëzit mund të mendojnë se kjo është obligative (farz), apo se ai nuk paska dëgjuar se dikush nga dijetarët e mëparshëm nuk i paska agjëruar këto ditë, sepse të gjitha këto janë spekulacione, të cilat nuk mund të përdoren për të kundërshtuar Sunetin Sahih (të vërtetë). Nëse diçka është e njohur, kjo është dëshmi dhe argument për ata të cilët nuk e kanë ditur apo nuk e kanë njohur.

Dhe All-llahu s.v.t. është Burim i Fuqisë.

Mos na harroni në duatë e juaja, insha All-llah
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 35
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi