Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjykimi Rreth Shqiptimit Të Nijetit Në Akte Të Adhurimit

Shko poshtë

Gjykimi Rreth Shqiptimit Të Nijetit Në Akte Të Adhurimit Empty Gjykimi Rreth Shqiptimit Të Nijetit Në Akte Të Adhurimit

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 9:55 pm

Gjykimi Rreth Shqiptimit Të Nijetit Në Akte Të Adhurimit Fetva_fikh

Pyetja:

A duhet një Musliman të shqiptojë nijetin (qëllimin) kur dëshiron të kryej një akt të adhurimit, si për shembull duke thënë "Bëj nijet për të marrur abdes", "Bëj nijet që të falem", "Bëj nijet që të agjëroj", e kështu me rradhë?

Përgjigje:

Falënderimi i takon All-llahut.

Sheikh el-Islam Ibn Tajmijjeh është pyetur rreth nijetit gjatë kryerjes së një vepre të adhurimit, si Namazi, etj., a duhet ta shqiptojmë atë verbalisht, si duke thënë "Unë bëj nijet që të falem, Unë bëj nijet që të agjëroj"?

Ai u përgjigj:

Falënderimi i takon All-llahut.
Qëllimi (nijeti) i pastrimit të njeriut me abdes, gusëll apo tejemum, (nijeti) i namazit, i agjërimit, pagimit të zekatit, ofrimit të kefaretit (shpagimit) dhe veprave tjera të adhurimit, nuk duhet të shqiptohet verbalisht, sipas konsensusit të Imamëve të Islamit. Më tepër, vendi i nijetit është zemra, bazuar në konsensusin midis tyre. Nëse një njeri shqipton diçka gabimisht (pa dashje) dhe ajo (shqiptimi) është në kundërshtim me atë që ai ka në zemër, atëherë ajo që numërohet është ajo që ai ka pasur për qëllim, dhe jo ajo që ai ka thënë.
Askush nuk ka përmendur ndonjë dallim në mendime rreth kësaj çështjeje, përveç se disa prej pasuesve të vonë të Shafiut kanë shprehur aprovim të saj, mirëpo disa prej udhëheqësve të medhhebit të tij kanë thënë se kjo ka qënë gabim. Por, në diskutim në mesin e dijetarëve se a është mustehab të shqiptohet qëllimi i njeriut, ka dy pika vështrimi. Disa prej shoqëruesve të Ebu Hanifes, Shafiut dhe Ahmedit kanë thënë se është mustehab shqiptimi i nijetit, për ta bërë atë më të fortë.
Disa prej shoqëruesve të Malikut, Ahmedit dhe tjerëve, kanë thënë se nuk është mustehab shqiptimi, sepse kjo është bidat (risi). Nuk është transmetuar se i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) apo Sahabet të kenë vepruar ashtu, apo të ketë urdhëruar dikend nga Ummeti që të shqiptojë nijetin. Kjo nuk është e njohur nga asnjë prej Muslimanëve. Po të ishtë urdhëruar kjo, atëhërë i Dërguari i All-llahut (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe sahabet e tij nuk do ta shpërfillnin atë, sepse ka të bëjë me adhurim të cilin Ummeti e bën çdo ditë dhe natë.
Ky është mendimi më korrekt. Në të vërtetë, shqiptimi i nijetit është prej të menduarit të paarsyeshëm dhe dështimit në angazhim fetar. Sa u oërket dështimit në angazhim fetar, kjo për arsye se është bidat. Sa i përket të menduarit të paarsyeshëm, kjo për arsye se, i gjason një personi i cili dëshiron të hajë diçka duke thënë, "Unë e bëj nijet që ta vendos dorën time në këtë enë, të marrë një kafshatë ushqimi, ta vendos atë në gojën time dhe ta përtyp, pastaj ta gëlltis, dhe të ha derisa të ngopem." Kjo është marrëzi e qartë dhe injorancë.
Nijeti është i lidhur me dituri. Nëse një njeri e din se çka është duke vepruar, atëherë ai veçse ka bërë nijet. Nuk mund të imagjinohet, nëse ai din se cfarë dëshiron të bëjë, se ai nuk ka bërë një nijet. Imamët janë të pajtimit se, shqiptimi i nijetit me zë dhe përsëritja e tij nuk është urdhëruar në Islam, por ai person i cili e ka bërë këtë shprehi (dmth, shqiptimin e nijetit) duhet edukuar dhe i duhet thënë që mos t´a adhurojë All-llahun duke pasuar bidate dhe mos të shqetësojë tjerët duke ngritur zërin. Dhe All-llahu e di më së miri.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 35
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi