Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një shoqatë austriake shëron falas 12 fëmijë kosovarë

Shko poshtë

Një shoqatë austriake shëron falas 12 fëmijë kosovarë Empty Një shoqatë austriake shëron falas 12 fëmijë kosovarë

Mesazh  Robi i All-llahut Thu Jan 28, 2010 9:33 pm

Skenderaj, 28 janar - Shoqata humanitare nga Austria "Aleanca për fëmijët” ka nisur të enjten katër fëmijët e parë nga Kosova për shërim falas në Austri, ndërsa sipas koordinatorit të kësaj shoqate për Kosovën, dr. Naim Bardiqi, gjatë muajit shkurt për trajtim mjekësor në këtë shtet do të dërgohen edhe 8 fëmijë të tjerë.

"Deri më tani për shërim jashtë Kosovës, kryesisht në Austri, janë dërguar 34 fëmijë me të meta në zemër dhe çrregullime ortopedike, ndërsa për këtë vit do të dërgohen edhe 12 fëmijë, katër prej të cilëve do të nisën menjëherë, ndërsa 8 të tjerë gjatë muajit të ardhshëm”, tha Bardiqi.

Sipas tij, të gjitha shpenzimet për trajtim mjekësor madje dhe për operim në rast nevoje mbulohen nga shoqata, ndërsa pacientët shërbimet i marrin nga specialistët më të njohur austriakë në fushën e kardiologjisë dhe ortopedisë.

Bardiqi pohoi se në Austri kanë siguruar mbështetje edhe nga kardiologu gjakovar, Hajrullah Binakaj, i cili në ordinancën e vet "Zemra" në Gjakovë u ka mundësuar mjekëve austriakë t’i kontrollojnë fëmijët dhe në bazë të rezultateve, ta bëjnë edhe përzgjedhjen e atyre që dërgohen për shërim në Austri.

"Dr. Binakaj na ka lënë në dispozicion të gjitha pajisjet e nevojshme, krejtësisht falas", u shpreh doktori Bardiqi.

Katër fëmijët e parë për këtë vit që kanë siguruar trajtim shëndetësor falas në Austri janë: Sh.G nga Skenderaj, E.G. nga Kaçaniku, D.K. nga Prishtina dhe E.L nga Rahoveci.
Robi i All-llahut
Robi i All-llahut

Numri i postimeve : 8
Join date : 16/12/2009
Age : 34
Location : Sharr-Dragash

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi