Vlera e kohës
Faqja 1 e 1
Vlera e kohës
"(Betohem) për kohën! Me të vërtetë që njeriu është në humbje të plotë, përveç atyre që besojnë (në besimin e pastër islam në një Zot) dhe punojnë mirësi e drejtësi, edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën edhe që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim."
Sure 103, El-Asr (Koha)
Kjo sure ka zbritur në Mekë, ka tre ajete dhe është e trembëdhjeta në zbritje, por e njëqindetreta në renditje. Transmeton Taberaniu në librin e tij nga Hamad ibn Selemeh e ai nga Abdullah ibn Husn Ed-Daremij, se ka thënë: “Kur takoheshin dy shokë të Pejgamberit alejhi selam, nuk ndaheshin përderisa ia lexonin njëri-tjetrit këtë sure gjer në fund pastaj jepnin selamin e lamtumirës.”
Ky veprim aludon për madhështinë dhe vlerën e kësaj sureje, e cila përmban porosi ku bëhet fjalë për iman, vërtetësi, durim, humbje, vepra të mira etj.. Thotë Imam Shafiu: “ Nëse do të meditonin njerëzit rreth kësaj sureje, do t’u mjaftonte atyre.”
Ka edhe shumë ajete e hadithe që i kushtohen kohës dhe vlerës së saj. Pra, për të arritur përsosmërinë e shpirtit, duhet të plotësojmë disa kushte, të cilat nuk janë të rënda për asnjë musliman e muslimane. Njëri prej këtyre kushteve është shfrytëzimi maksimal i kohës duke marrë parasysh vlerën e saj. E veçanta e kësaj sureje është se përmban pak ajete, kuptim shumë të madh e qëllime të larta. Gjithashtu në këtë sure ka caktim të përkufizuar për humbje të qartë.
Shkallët e kësaj sureje janë katër:
• njohja e së vërtetës;
• të punuarit me të;
• transmetimi dhe mësimi i saj dikujt që nuk e di;
• durimi për të njohur të vërtetën, që të punohet me të dhe durimi për të mësuar dikë tjetër.
Ne e dimë se kjo botë është kalimtare dhe se qëndrojmë në të për një kohë të shkurtër e të kufizuar. Çdo orë, çdo minutë, çdo sekondë për ne është me vlerë, prandaj nuk duhet ta kalojmë kohën kot. Planifikimi i jetës për ne është një detyrë jashtëzakonisht serioze, kurse vdekja është dëshmitare e heshtur e këtij serioziteti fisnik.
Nga Hasan El-Basriu tregohet se ka thënë: “O bir i Ademit, ti je dita dhe sa herë që kalon një ditë, ka kaluar një pjesë e jetës sate.”
Gjithashtu thotë një nga selefët: “Allahu le të mos ma bekojë asnjë ditë në të cilën nuk mësoj diçka te re.”
Nga kjo kuptojmë se sa i kanë dhënë rëndësi dijetarët dhe njerëzit e mirë kohës. Është e preferuar që kohën ta kalojmë sa më shumë në mësim dhe adhurim (ibadet), bile duhet ta shfrytëzojmë edhe natën përveç ditës. Allahu i Lartësuar thotë: “Qëndro (në falje) natën, përveçse pak, gjysmën e saj, ose më pak se aq, ose pak më shumë dhe këndo Kuran (me zë) me ngadalë, bukur dhe qartë.”
Komente rreth fjalës El-Asr - Koha
• Ibn Kethiri: (Asr) Koha ku ndodhin lëvizjet e njerëzve, si e mira ashtu edhe e keqja.
• Ibn Abasi: (Asr) Orë prej orëve të ditës, koha para se të perëndojë dielli.
• Ibnul Kajimi: (Asr) Koha e parë pas akshamit, ora e fundit kur terrohet dita, namazi i ikindinë.
• Raziu: (Asr) Koha ku ka gëzim e hidhërim, sëmundje e shërim, pasuri e varfëri.
Mirëpo shumica e dijetarëve janë kompaktë se Asr është koha në përgjithësi, siç thotë Imam Shevkani: “Është betuar Allahu i Lartësuar në kohë për arsye se ka ndodhi të shumta: ndërrimi i ditës dhe i natës, errësira, drita etj.. E gjithë kjo aludon për ekzistimin e Tij, gjë që obligon besimin në Të.
Transmeton Imam Buhariu nga Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Dy të mira (nimete) që shumica e njerëzve nuk ia dinë vlerën, janë të humbur; shëndeti dhe koha e lirë."

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi