Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kontrolli i zemërimit: Në perspektivën Islame

Shko poshtë

Kontrolli i zemërimit: Në perspektivën Islame Empty Kontrolli i zemërimit: Në perspektivën Islame

Mesazh  muslimone Wed Jun 02, 2010 4:44 pm

Sa herë keni ngre zërin ndaj prindërve? Sa herë je ndier aq shumë i zemëruar sa që ishe në gjendje që ta godasësh dikë? A ndodh kjo shpesh? Ti nuk je i vetmi.
Shumë njerëz tani janë të paaftë për ta kontrolluar vetveten dhe përfundojnë duke u fjalosur me dikë, zakonisht me ata të cilët ata i duan-prindërit e tyre, vëllezërit, motrat, burrat e tyre apo gratë. Këtu ne do listojmë disa nga arsyet të cilët shfaqin zemërimin e njerëzve dhe mënyrat që ipen nga Kur’ani dhe Sunneti për ta mbisunduar këtë zemërim dhe të kenë kontroll mbi veten.

Kur Zoti së pari krijoi njerëzimin, Ai krijoi shumë ndjenja dhe dëshira tek secili person, të cilat ne i quajmë instiktet e njerëzimit. Këto përfshijnë kualitete pozitive sikur njohja e së vërtetës, shfaqja e saj, dashuri dhe mëshirë, dëshirë e pastër fiziologjike sikur të qenurit i etur, i uritur dhe me nevojë për marëdhënie intime.

Pastaj kemi dhe disa kualitete negative sikurse urrejtja dhe zemërimi, me rezultate të dhunës dhe hidhërimit.

All-llahu thotë në Kur’an:

"Dhe kur Krijuesi yt i tha engjujve, "Jam duke krijuar trashëgimtarin në tokë." Ata thanë, " A do të krijosh në të ata të cilët do të shpërndajnë prishje dhe derdhin gjak në tokë, megjithëse ne lartësojmë lavdërimin Tënd dhe lavdërojmë shënjtërinë Tënde?” Ai tha, “ Unë e di atë qfarë ju nuk e dini. (Kur'an 2:30)
Poashtu All-llahu vendosi disa mekanizma mbrojtës për t’i luftuar këto instinkte negative.

All-llahu në Kur’anin e shenjtë thotë:

“Njeriu u krijua i dobët”

Përgjatë momentit të dobësisë, ne i dorëzohemi qëllimit të armikut tonë, i cili është, djalli, dhe i cili “do të na sulmojë ne nga para, nga prapa, dhe anash”, me qëllim që të na largojë nga ndërgjegja e Zotit dhe të na kthejë në natyrë djallëzore. Zemërimet e tilla nga vetvetja nuk janë jasht natyre: shfaqja e zemërimit që është shkaktuar gabimisht, mund të na drejtojë drejtë problemeve. Diferenca ndërmjet bishës, dhe njeriut të egër është diferenca e dëshirës së lirë.

Kur luani apo ujku zemërohen, ata nuk mendohen. Kur njeriu zemërohet si rezultat i provokimeve, ai ka mundësi për ta kontrolluar zemërimin e tij apo t’iu përgjigjet ashtu siq është mësuar nga mësimet e Kur’anit dhe Proftetit Muhammed a.s.w.s, apo të harroj të tërë dhe të behët bishë e egër.

Zemërimet e tilla zënë vend atherë kur nuk bëjmë kontroll në veten tonë, por shejtani na kontrollon neve. Zemërimi në vetvete është ndjenjë notyrore, All-llahu ka vendosur një ndjenjë të tillë brenda neve për të reaguar kundër asaj që na dëmton, për shembull të mbrojmë jetët tona, pronën tonë, dhe familjet tona. Sidoqoftë ne nuk duhet bërë teprime në zemërim. Që do të thotë është ok të ndihemi të zemëruar, por është rëzikshëm dhe e ndaluar nga All-llahu që t’i dorëzohesh zemërimit tënd dhe të ndjekësh atë deri aty (ku të drejton drejtë mbytjes se ndonjë personi).

Zemërimi është mendim destabilizues. Është emocion ndarën ndërmjet shokëve; e largon gjykimin, të qon drejtë depresionit, marrisë dhe reagim të gabuar që do të duhet më vonë të pendohemi atherë kur nuk ndihemi të zemëruar. Por pse bëhemi ne të zemëruar? Është provokim i papritur apo situate e papritur e cila na drejton kah frustrimi dhe kah një përgjigje të zemëruar.

Gjatë zemërimit, dikush mund që fizikisht apo gojarisht ta shaj një përson të cilin ai apo ajo e dashuron, duke dëmtuar nje tjetër jetesë duke qenë sikur një kafshe, apo gjatë fazës së hidhërimit të zemërimit, dikush mund ta lendojë veten-apo ate saqë të vije deri tek mbytja.

Profeti Muhamed a.s.w.s. na jep ilaq për këtë duke thënë:

“Inati dhe shtrëngimi i grushtit do të zhduket. Jepni dhuratë njëri tjetrit dhe duani njëri tjetrin dhe urrejtja do të zhduket”.

Gjithashtu Profeti ynë Muhamedi a.s.w.s tha:

“Njeriu i fortë nuk është ai i cili i godet kundërshtarët e tij për tokë. Njeriu i fortë është ai i cili kontrollon vetveten e tij kur ai është i zemëruar”

Qëllimi është se përmbushja natyrore e dëshirave normale, qoftë në kushtet e ushqimit apo marrëdhënieve intime, është kusht paraprak për parandalimin e zemërimit. Ka shumë kimikale dhe hormone të cilat shkaktojnë mërzinë dhe zemërimin tonë. Është e ditur mjaftë mirë se hipoglikemia dhe hipertiroidea përshpejtojnë nervozizmin kur ndihemi të zemëruar. Ne duhet ti mbajmë hormonet tona të balancuara veç kësaj për të lehtësuar gjendjen tonë shpirtërore.

Përktheu: Visar KORENICA
muslimone
muslimone

Numri i postimeve : 40
Join date : 28/05/2010
Age : 35
Location : ks

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi