Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urtësia e ndërrimit të rrugës në namazin e Bajramit

Shko poshtë

Urtësia e ndërrimit të rrugës në namazin e Bajramit Empty Urtësia e ndërrimit të rrugës në namazin e Bajramit

Mesazh  muslimone Mon May 31, 2010 11:50 am

Urtësia e ndërrimit të rrugës në namazin e Bajramit


Transmeton Imam Buhariu nga Xhabir bin Abdila radijAllahu anhuma se ka thënë : Pejgamberi alejhi selam në namazin e bajramit e ka ndërruar rrugën, që d.m.th se ka shkuar në xhami në rrugë tjetër dhe është kthyer prej xhamis në rrugë tjetër.

Kërkohet nga muslimani që ta pason Pejgamberin alejhi selam edhe nëse nuk e din urtësin e veprimit të asaj vepre .Thotë Allahu teala : " Ju keni shembullin më të mirë tek Pejgamberi i Allahut " (ahzab-21). Ka thënë Ibni Kethir rahimehullah : Ky ajet i ndershëm është bazë e fortë në mësimin e asaj që quhet praktikin i sunetit të Pejgamberit alejhi selam në fjalët e tij,veprat, dhe të gjitha punët tjera.

Ndërsa ka mospajtime në mes të dietarëve në urtësin e ndërrimit të rrugës në bajram :

Ka thënë Ibni Haxher el-Askalani :

1- Pejgamberi alejhi selam e ka ndërruar rrugën në bajram në mënyrë që të dëshmojnë ditën e kiametit të dy rrugët ,poashtu është thënë që të dëshmojnë banorët e të dy rrugëve nga njerëzit dhe xhinnët.

2- Në mënyrë që bajrami të bëhet më i begatshëm, dhe ta përmend Allahun teala sa më shumë.

3- Që ta shohin munafikët dhe jahudit numrin e madhë të muslimanëve prej të cilit do të dëshprohen.

4- Poashtu është thënë se e ka ndërruar rrugën në mënyrë që t'i shmanget kurthave të jahudive apo munafikëve.

5- E ka ndërruar rrugën në mënyrë që në dy rrugët ti sheh njerëzit dhe nevojat e tyre, tu jap atyre që kanë nevoj për sadaka, dhe ti pëshëndes muslimanët me selam.

6- Poashtu është thënë se Pejgamberi alejhi selam e ka ndërruar rrugën për ti vizituar të afërmit e tij dhe për ti mbajtur lidhjet familjare.

7- Poashtu është thënë se Pejgamberi alejhi selam e ka ndërruar rrugën , ngase në rrugën që ka shkuar në xhami ka dhënë sadaka,dhe e ka hargjuar të gjithë atë që ka pasur me vete, dhe nuk është kthyer nga e njëjta rrugë në mënyrë që mos të ndodhë të lyp ndokush nga nevojtarët e që ky mos te ketë qka ti jep.

8- Poashtu është thënë se Pejgamberi alejhi selam e ka ndërruar rrugën në mënyrë që të përshëndetet me melaiket në të dyja rrugët.

Ka thënë Shejh Ibni Uthejmin rahimehulla : Nëse pyetësh se cila është urtësia në ndërrimin e rrugës në namazin e bajramit , thuaj:

Urtësia në ndërrimin e rrugës është pasimi i Pejgamberit alejhi selam, ngase Allahu teala ka thënë : " Nuk i takon asnjë muslimani e as muslimaneje që në qështjet për të cilat ka caktuar Allahu dhe Pejgamberi ata të zgjedhin diqka tjetër nga vehtët e tyre, e ai që e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij,ai ka humbur me një humbje të qartë ".

Lusim Allahun teala që të na bëjë prej pasuesve të Kur'anit dhe të sunnetit.


Përktheu : Ummu Jusuf
muslimone
muslimone

Numri i postimeve : 40
Join date : 28/05/2010
Age : 35
Location : ks

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi