Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulejmanxhite. kush janë !

Shko poshtë

Sulejmanxhite. kush janë ! Empty Sulejmanxhite. kush janë !

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 4:25 pm

Kush janë Sulejmanxhitë



Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë All-llahut, subhanehu ve teala. Salati dhe selami qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhammedin, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, mbi familjen e Tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata besimtarë që e ndjekin menhexhin e saktë, deri në Ditën kur do të jepet llogaria.


Ndër tarikatet më ekstreme sufiste në Turqi është edhe tarikati i Sulejmanxhive. Për fat të keq, ky tarikat ka hapur zyrën e vet edhe në Kosovë. Tarikati i sulejmanxhive rrjedh nga tarikati i Nakshibendive, d.m.th. është krah i tij. Mirëpo, në disa aspekte nuk përputhen në mes vete dhe janë të ndarë. Këta sufist, që në popullatën tonë njihen si dervishler, ua kanë verbëruar sytë disave nga muslimanët tanë injorantë, duke u shtirur kinse janë hanefij.


Vëllezër dhe motra në Islam, këta janë që e shenjtërojnë shejhun e tyre, kërkojnë ndërmjetësim nga shejhu i tyre (tevessul të ndaluar). All-llahu mustean! Këta janë që ua ndryshojnë kuptimin ajeteve të Kur’anit, e mbrojnë doktrinën e vahdetul vuxhudit [unitetit të ekzistencës], bëjnë Rabëta [do t’ua shpjegojmë më poshtë se çfarë lloj ibadeti i tyre është kjo], kanë lejuar kamatën e shumë ndalime tjera që i kanë bërë të lejuara.


Ne i lusim muslimanët e trojeve tona dhe më gjerë që ta ruajnë akiden dhe menhexhin e tyre nga këta të humbur, pasi këta janë një grup sufistësh, që kanë devijuar shumë larg nga rruga e Ehli Sunnetit.



Themeluesi i tarikatit Sulejmanxhi është Süleyman Hilmi Tunahan


Süleyman Hilmi Tunahani, së bashku me disa persona, emigroi në Turqi nga Silistra e Rumanisë, diku në vitin 1945, dhe nën emrin e tarikatit Nakshibendi e formoi tarikatin e vet. Pasuesit e këtij tarikati, Süleyman Hilmi Tunahanin e shpallën si “Mehdi Resul” dhe pretendonin se ishte nga familja e Pejgamberit, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Besonin se kontaktonte me All-llahun, subhanehu ve teala, dhe me Pejgamberin, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, dhe në këtë mënyrë ua ripërtërinte atyre fenë.


Gjëja parësore e Sulejmanxhive është bërja e Rabëtas përmes Süleyman Hilmi Tunahanit.



Shpjegimi i Rabëta’s


Çka është Rabëta? A ka bazë në Islam një ibadet i tillë?


Rabëta i ka rrënjët e veta nga gjuha arabe “rabt”, që do të thotë bashkim, ngjitje apo lidhje.


Muridi, para se të fillojë me këtë lloj ibadeti, duhet të jetë me abdes dhe para vetes duhet të ketë një fotografi të shejhut. Duke e shikuar këtë fotografi, muridi ndjen se nuri (ndriçimi) i shejhut arrin në zemrën e tij dhe ndjen një ringjallje të zemrës.


Gjatë bërjes së Rabëtas, muridi duhet të jetë shumë i koncentruar në parafytyrimin ose shikimin e shejhut të vet në fotografi dhe të kalojë në gjendje transi nga përqendrimi i tillë.


Me këtë lloj ibadeti, me ndërmjetësimin e shejhut, Sulejmanxhitë mendojnë se afrohen tek All-llahu, subhanehu ve teala, edhe pse shejhu i tyre ka vdekur, pasi që, sipas tyre, shejhu ka arritur gradën e të shenjtit dhe ata mund t’i afrojë tek All-llahu, subhanehu ve teala.


Këta thonë se ne jemi gjynahqarë dhe nuk e kemi arritur gradën e lartë, andaj ne i lutemi All-llahut nëpërmjet shejhut (i luten shejhut e pastaj kinse shejhu lutet për ta). All-llahu na ruajt!


Çfarë dallimi ka ndërmjet të krishterëve, të cilët ndërmjetësojnë me Isën, alejhi selam, dhe këtyre Sulejmanxhive, që, kur e lusin All-llahun, azze ve xhel-le, ndërmjetësojnë me shejhun e tyre? S'ka kurrfarë dallimi!


Ndërsa sa i përket rabëtas me fotografi, a thua vallë e dinë këta të mjerë gjykimin islamik mbi fotografinë?


Transmetohet nga Abdullah Ibn Umeri, radiallahu anhu:"I dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] ka thënë:


"Ata që i bëjnë këto imazhe [suwer], do të dënohen në Ditën e Ringjalljes dhe do t'u thuhet: Ngjalleni këtë që keni krijuar!" [el-Buhari 7/541, nr.835; Muslim 3/160, nr.5268]


Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi, në të cilën ka imazhe/fotografi. Ebu Hurejre, radiallahu anhu, ka transmetuar nga i dërguari i Allahut [salallahu alejhi ue selam] duke thënë:


"Engjëjt nuk hyjnë në një shtëpi [apo çfarëdo vendi tjetër], në të cilën ka statuja [temethil] apo imazhe [teseuir]". [Muslim 3/1162, nr.5276]


Kushdo që është i kënaqur që të ketë fotografi në shtëpinë e tij, ai vetë e ndalon hyrjen e engjëjve. Engjëjt nuk hyjnë për shkak të refuzimit të tyre dhe mospajtimit me aktin e bërësve të imazhit si shkelje në ligjet e Allahut, më të lartit. Rezultati i kësaj është se mungesa e engjëjve është një ftesë e hapur për djajtë.



Ka thënë Süleyman Hilmi Tunahani:”Kush më bën mua rabëta, mos të frikohet se do të shkojë në Xhehennem”. Këtyre të humburve nuk u mjaftoi rabëta. Ata shkuan aq larg, saqë në çdo lloj pune, në vend të përmendjes së All-llahut (Bismil-lah), e përmendin emrin e shejhut të tyre!



Kanë thënë për Süleyman Hilmi Tunahanin se ka qenë “hatemul evlija”, do të thotë evlija i fundit. Dhe besojnë se evlija, pas këtij shejhu, nuk do të ketë më, deri në Ditën e Gjykimit. Të gjitha tarikatet tjera, sipas tyre, janë të kota ndërsa njerëzit e tjerë janë në devijim.


Nuk ka dyshim se çdonjëra nga këto sekte pretendon për vete se është sekti i shpëtuar, se është i drejtë dhe se e ndjek të Dërguarin. Por rruga e së vërtetës është një rrugë e vetme, është ajo e cila çon në shpëtim, kurse çdo rrugë tjetër është ndonjë nga rrugët e devijimit, e cila çon në shkatërrim, siç tregohet në hadithin e Ibn Mes’udit, radijallahu ‘anhu, i cili thotë:


"I Dërguari i All-llahut vizatoi një vijë të drejtë me dorën e tij dhe tha: ‘Kjo është Rruga e Drejtë e All-llahut.’ Pastaj ai vizatoi vija në të djathtë dhe në të majtë, dhe tha: ‘Këto janë rrugë (të tjera), në krye të së cilave gjendet nga një djall që thërret në të.’ Pastaj lexoi:


"Dhe kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e përcaktova për ju). Pra, përmbajuni kësaj e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga Rruga e Tij." (el-En’am: 163)


Pra, rruga e së vërtetës është të kapurit për Librin e All-llahut dhe për Sunnetin e Pejgamberit, alejhis-selam, siç thuhet në hadith:


"Kam lënë në mes jush dy gjëra me të cilat nuk do të humbni: Librin e All-llahut dhe Sunnetin tim, dhe ato nuk do të ndahen, derisa të vijnë tek unë, tek Pellgu." (Sahi. Ttransmetuar nga Ahmed dhe en-Nesa’i)


I Dërguari i All-llahut gjithashtu na ka treguar lajmin e gëzueshëm se një grup nga Ummeti i tij do të vazhdojë në të vërtetën, deri në Ditën e Kijametit. Xhabir ibn Abdullah transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin duke thënë:


"Një grup nga Ummeti im nuk do të pushojë së luftuari me fitore në të vërtetën, deri në Ditën e Ringjalljes." (Muslim)


Kam pas rastin të takoj një vëlla musliman në Turqi, i cili më tregoi se një pasues i tyre (tarikatit), gjatë marrëdhënieve seksuale me bashkëshorten e vet, duhet të mbulohet me çarçaf pasi që, sipas tij, shejhu ka mundësi t’i shikojë ata, andaj turpërohen nga shejhu.


Ibadetin që ia bëjnë shejhut të tyre nëpërmjet Rabëtas, e mbajnë të fshehtë. Rabëtan, së paku një herë në ditë, e kanë obligim (farz). Sipas tyre, kush nuk e vepron rabëtan, nuk është musliman. Pra, rabëta është ibadet i përligjur në tarikatin e tyre.


Libri më i lexuar nga sulejmanxhitë është “ME KAASİDU’T-TALİBİYN”. Autor i librit është Mehmet Raif.



Në faqen 127 të këtij libri, thuhet:



“Shkaku i përfitimit të diturisë së vërtetë është braktisja e dunjasë (në përgjithësi). Sepse dashuria ndaj dunjasë është në krye të çdo gabimi, kurse braktisja e dunjasë është në krye të çdo ibadeti".


Ky mendim i tyre është i gabuar. All-llahu, subhanehu ve teala, ka thënë:


“Dhe me atë që të ka dhënë All-llahu kërko (ta fitosh) botën tjetër, e mos lë mangët atë që të takon nga kjo botë.” (Kasas,77)


Shejh Ebu Zehra, rahimehullah, ka thënë lidhur me arsyen e shfaqjes së Sufizmit dhe burimet nga të cilat ai mori hov:


"Disa nga adhuruesit në mesin e muslimanëve, e kthyen tërë vëmendjen e tyre në largimin nga kjo botë dhe abstenimin e vetëve te tyre, me qëllim të adhurimit. Kjo, së pari, filloi gjatë kohës së Pejgamberit, alejhis-selam, kur disa sahabë vendosën të kalonin natën duke u përpjekur (munduar) me namaz dhe duke e lënë gjumin (duke qëndruar pa fjetur). Të tjerë vendosën të agjëronin çdo ditë, pa pushim. Të tjerë vendosën t’i ndërprisnin marrëdhëniet martesore (seksuale) me gratë. Kur Pejgamberi u njoftua për këtë, tha:


"Çka është me një popull që thotë kështu e kështu. Unë agjëroj dhe ndalem (pushoj) së agjëruari, falem dhe flej, dhe martohem me gra. Kështu, kushdo që ia kthen shpinën Sunneti tim, ai nuk është prej meje.” (Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim)13


Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi ka thënë: “Vërtet, feja është lehtësi. Kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje normale). Ndaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin) dhe përgëzoni, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkes (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete)”. (Buhariu)


Sipas një transmetimi të Buhariut, ky hadith përfundon kështu: “Jini mesatar, afrohuni njëri me tjetrin, ecni (për namaz) gjatë ditës dhe natës, dhe ndani një pjesë të ditës dhe natës për nafile. Mbahuni mesatar, mbahuni mesatar!, dhe do t'ia arrini qëllimit”.


Kuptimi i përgjithshëm i hadithit është:“Vetveten ndihmojeni në kryerjen e ibadeteve të All-llahut ashtu që ato t'i kryeni në çastet e lehtësisë, në mënyrë që t'ju jenë të këndshme e jo të rënda e të mërzitshme, që t'ia arrini qëllimit. Në fe bëhuni të arsyeshëm. Arrini qëllimet me sa më pak mundime e lodhje, mu ashtu sikur edhe në punët e kësaj bote”.


Thotë All-llahu, subhanehu ve teala:


“E, ka prej tyre që thotë: "Zoti ynë, na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr! Të tillët e kanë shpërblimin nga ajo që e fituan. All-llahu është i shpejtë në llogari". (el-Bekare, 201-202)


Faqe 136:

"Muridi i përkryer duhet të kalojë nëpër katër shkallë:


1. Shkalla Fena fi shejh
2. Shkalla Fena fi ilm
3. Shkalla Fena fi resul, dhe
4. Shkalla Fena fillah".


Këto katër shkallët e lartshënuara nuk janë përmendur nga gjeneratat e para të muslimanëve (selefu salih), as nga katër imamët e as nga ata që i pasuan në të mirë.


Ne këta i kundërshtojmë me fjalën e Resulit, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:


“Kushdo që prezanton ndonjë gjë në çështjen tonë [dmth Islam] e cila s'është pjesë e tij, ajo do t'i refuzohet". [Buhari & Muslim]”


Thotë Sufjan eth-Theuri:"Bidati është me i dashur për Iblisin sesa mëkati, sepse njeriu pendohet për mëkatin, por nuk pendohet nga bidati."


Faqe 145:

“Muridi i qetësuar duhet pranuar dhe vërtetuar fjalët e Murshidit14 me zemër dhe me gjuhë, dhe të mos e kundërshtojë me zemër [duke thënë me zemër (sh.p.)] ”pse thotë kështu”.


Kjo është në kundërshtim me Kur’anin, me Sunnetin dhe me Ixhman e sahabëve.


Me gjithë respektin ndaj prindërve, të cilët kanë më së shumti të drejtë që t’u bindemi nga të gjithë njerëzit, prapëseprapë, është e palejueshme që t’u bindemi atyre në mosbindje ndaj All-llahut, siç thotë All-llahu i lartësuar:


"E nëse ata tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto (mos iu bind) ata, por në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre..." (Lukman: 15)


Thotë Resuli, Sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:


"Nuk ka bindje ndaj krijesës me mosbindje (mëkat) ndaj Krijuesit." (Sahi. Transmetuar nga Ahmed. Shiko Sahihul Xhami)


Siç e dimë, njeriu gabon, andaj ka thënë Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:


“Të gjithë bijtë e Ademit [alejhis selam] gabojnë, dhe më të mirët nga ata që gabojnë janë ata që pendohen."15


Të gjithë imamët e të katër medhehbeve kanë thënë se “Nuk i lejohet askujt t’i pranojë pikëpamjet tona, nëse nuk e di se ku i kemi marrë ato”.


Dhe kanë thënë:“Sepse ne jemi njerëz. E themi një gjë një ditë dhe e tërheqim atë ditën tjetër”.


Ka thënë Imam Maliku:"Vërtet, unë jam vetëm një i vdekshëm. Bëj gabime (nganjëherë) dhe kam të drejtë (nganjëherë). Prandaj, vështroni mendimet e mia, dhe gjithë atë që pajtohet me Librin dhe Sunnetin, pranojeni; gjithë atë që nuk pajtohet me Librin dhe Sunnetin, mos e përfillni".16


Faqe 171:

"Në kohën e Haxhe Muhammedit, një dervish kinse e kishte parë Hidrin, alejhi selam, dhe e kishte pyetur:'Cili murshid në kohën tonë është në rrugën e drejtë...?” Hidri, alejhi selam, iu përgjigj:'Haxhe Mahmud Inxhir Fag Neviu'".


Këta u mashtruan nga shejtani i mallkuar, i cili iu betua All-llahut se shumicën e njerëzve do t’i shmangë nga e vërteta. All-llahu, subahnehu ve teala, thotë në Kur’anin famëlartë:


“(Iblisi) Tha: 'Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë. Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do t'i gjesh falënderues (të besojnë)!" (A’raf, 17)


Të gjitha krijesat e All-llahut, subhanehu ve teala, do ta shijojnë vdekjen dhe më pas, në Ditën e Gjykimit, do të ringjallen.


Thotë All-llahu, subhanehu ve teala:


“Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E, nëse ai vdes ose vritet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)? E, kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu do t'i shpërblejë mirënjohësit.” (Ali-Imran,144)


Faqe 151:

"Ata të cilët i vizitojnë varrezat e “evlijave” të mëdhenj, arrijnë një bereqet të madh..."


Është pyetur shejh Ibn Uthejmini, rahimehullah:"Cila është dispozita e marrjes së bereqetit prej varreve...?"


Shejhu (Ibn Uthejmini) u përgjigj:"Kërkimi i bereqetit prej varreve është haram dhe është prej llojeve të shirkut. Nëse personi që kërkon bereqet beson se ky i varrosur ka ndikim apo fuqi në largimin e të këqijave apo sjelljen e të mirave, kjo vepër është shirk i madh". (Fetava erkanil islam vel iman, kapitulli i Besimit, fq.159, pyetja numër 83)


Adhuruesit e varreve mbështeten, në të shumtën e rasteve, në hadithe të dobëta dhe të shpifura. Ndër to do t’i veçojmë:


"Kush bën haxh e nuk më viziton mua, nuk ka treguar respekt," ose:"Kush më viziton pas vdekjes, është sikur të më kishte vizituar gjatë jetës," ose:"Kush e viziton varrin tim, e meriton ndërmjetësimin tim." Të gjitha këto e të ngjashme si puna e tyre nuk janë argument, sepse ose janë hadithe të shpifura, ose shumë të dobëta, siç kanë thënë dijetarët e hadithit, si Darekutni, Ukejli, Bejhaki, Ibn Tejmijeh, Ibn Haxher (Allahu i mëshiroftë të gjithë).


Ka thënë Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:


"Nuk lejohet të ndërmerret udhëtim përveçse për në tre xhamia: Mesxhidul Haram (Qabe), në këtë xhaminë time dhe në xhaminë Aksa." (Transmeton Buhari dhe Muslim)


Ky hadith tregon se nuk lejohet të ndërmerret udhëtim për diku – xhami qoftë apo varr -, me qëllim që të afrohet tek Allahu me këtë udhëtim.


Ndërsa adhuruesit e varreve të “evlijave” kam pas rastin t’i shoh të vijnë nga qytetet e ndryshme të Turqisë për t’i vizituar apo, më mirë të themi, për të kërkuar ndihmë nga këta të “shenjt” sipas këtyre.


All-llahu na ruajt nga devijimet e të gjitha grupeve të sufive!




Lejimi i kamatës



Një prej gabimeve të shumta të tyre është se ata e kanë bërë të lejuar edhe kamatën. Njëri nga Sulejmanxhitë, Kemal Kaxhar, ka thënë:”Kamata është hallall”17


Ne i kundërvihemi këtij me ajetin Kur’anor:


“O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe, nëse jeni besimtarë të sinqertë, hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E, në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe me të dërguarin e Tij. Por, nëse pendoheni, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj - askë nuk dëmtoni e as vetë nuk dëmtoheni”. (el-Bekare, 278-279)


Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, e ka mallkuar shfrytëzuesin e kamatës dhe dhënësin e saj”. (Muslimi)


Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:


“Ruajuni nga shtatë të këqijat e mëdha!” (As'habët) Thanë:“O i Dërguari All-llahut, cilat janë ato mëkate?” Tha:“Të shoqëruarit e All-llahut, sihri, vrasja e personit, vrasjen e të cilit e ka ndaluar All-llahu, përveç me të drejtë; ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së bonjakut, ikja nga fushëbeteja dhe shpifja për amoralitet të besimtares së devotshme dhe të ndershme”. (Muttefekun alejhi)



Falënderimet i takojnë All-llahut dhe paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhammedin, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem!
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 34
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi