Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

°°Katër llojet e Murxhiave°°

Shko poshtë

°°Katër llojet e Murxhiave°° Empty °°Katër llojet e Murxhiave°°

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 4:24 pm

°°Katër llojet e Murxhiave°°
Marrë nga Es'ile ue Axhuibeh fi Mesa'il el-Iman uel Kufr, nr.4




Pyetje:

Cilat janë llojet e Murxhiave? Dhe cilat janë qëndrimet e tyre lidhur me çështjet e imanit/besimit?

Përgjigje:

Murxhiat janë katër llojesh.



Lloji i parë: Ata që thonë se imani është vetëm pasje njohurish rreth Allahut [ma'rife], pa besuar në Allahun [tesdik]. Ky është qëndrimi i Xhehmive, dhe kjo është e folmja më e përbuzur dhe më e urryer. Kjo, po ashtu, është kufr [mosbesim] në Allahun, sepse idhujtarët [mushrikin] e moçëm, si Firauni, Hamani, Karuni, Iblisi, të gjithë ata e njihnin Allahun dhe besonin me zemër, por nuk e shprehnin atë me gjuhët e tyre e as që vepronin sipas saj me gjymtyrët e tyre. Pra, kjo dije nuk u bëri punë atyre.


Lloji i dytë: Ata që thonë se imani është vetëm tesdik [besimin në Allahun] me zemër. Ky është qëndrimi i Esharive dhe kjo, po ashtu, është pavërtetësi, sepse mosbesimtarët besonin në Allahun me zemrat e tyre ndërsa e dinin që Kurani dhe i Dërguari është i vërtetë. Dhe çifutët dhe të krishterët kishin njohuri rreth kësaj:



» Atyre që u dhamë Librin [çifutët dhe të krishterët] e njohin atë [Muhamedin] ashtu siç i njohin bijtë e tyre « [el-Bekare, 146]


Pra, ata besojnë me zemrat e tyre! Më i larti, lidhur me idhujtarët, ka thënë:


» Vërtet, Ne e dimë që fjalët e tyre të vrerosin [O Muhamed]. Ata [idhujtarët, keqbërësit] nuk po të mohojnë ty, por po i mohojnë ajetet e Allahut « [el-En'am, 33]


Kështu, këta njerëz nuk e kanë shprehur besimin me gjuhët e tyre e as që kanë kryer vepra me gjymtyrët e tyre sipas besimit që kishin, kështu që ata nuk kanë qenë besimtarë të vërtetë.

Lloji i tretë: Këta janë Keramitët, e kundërta e ideologjisë Esharite, ata që thonë se imani shprehet me gjuhë, por pa besuar me zemër. S'ka dyshim që kjo e folme është pavërtetësi, sepse munafikët [hipokritët], ata që do të jenë në shtresën më të ulët të Zjarrit, thonë:"Dëshmojmë se askush s'meriton të adhurohet, përveç Allahut, dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij" me gjuhët e tyre, por nuk besojnë në këtë dhe nuk e konfirmojnë me zemrat e tyre, siç ka thënë më i larti:



» Kur të vijnë hipokritët të ti [O Muhamed], thonë:'Dëshmojmë se ti, vërtet, je i dërguar i Allahut'. Allahu e di që ti je i dërguar i Allahut dhe Allahu dëshmon se hipokritët janë gënjeshtarë. Ata i kanë bërë betimet e tyre mbulesë [për hipokrizinë e tyre] dhe i pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut. Vërtet, e lig është ajo çfarë ata bënin « [el-Munafikun, 1-2];



» ... e thoshin me gojët e tyre atë që s'ishte në zemrat e tyre « [Ali Imran, 167]


Lloji i katërt: Këta janë grupi me shkallën më të ulët të irxhas, ata që thonë se imani është besim me zemër dhe shprehje më gjuhë, por veprat [e gjymtyrëve] nuk hyjnë në këtë. Ky është qëndrim i murxhietul fukaha, dhe kjo, po ashtu, është e pasaktë.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 34
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi