Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlerat e Aishes (Allahu qofte i kenaqur me te)

Shko poshtë

Vlerat e Aishes (Allahu qofte i kenaqur me te) Empty Vlerat e Aishes (Allahu qofte i kenaqur me te)

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 4:20 pm

Dijetari i njohur Ibën El-Kajim El-Xheuzi për vlerat e Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se ishte gruaja më e dashur e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, siç shënon Imam Buhariu në librin e tij (që është libri më i saktë pas Kuranit në Islam. “Muhamedi salallahu alejhi ue selem është pyetur se kë do më së shumti. Ai ka thënë: “Aishen.”
“E nga burrat?” Ka thënë: “Babanë e saj.”
Muhamedi salallahu alejhi ue selem nuk është martuar me tjetër grua virgjëreshë përveç saj.

Vlerat e saj

Muhamedit salallahu alejhi ue selem Allahu i Lartësuar i ka zbritur shpalljen në shtëpinë e saj, gjë që nuk ka ndodhur te gratë e tjera të Muhamedit salallahu alejhi ue selem.

Kur Allahu i Lartësuar i zbriti Muhamedit salallahu alejhi ue selem ajetin e “tehirit” (zgjedhjes ndërmjet Muhamedit salallahu alejhi ue selem apo kësaj bote): “O ti Pejgamber, thuaju grave të tua: "Në qoftë se lakmoni jetën e kësaj bote dhe stolitë e saj, atëherë ejani: “Unë po ju jap furnizimin (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës.” (Suretu Ahzabë: 28)

Aishja zgjodhi Muhamedin salallahu alejhi ue selem pa u menduar fare dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem i tha: “Mos nxito, nëse do së pari pyeti prindërit e tu”, por Aishja i tha: “A për këtë t’i pyes prindërit e mi? Një gjë e tillë nuk është e nevojshme, se unë zgjodha Allahun, Pejgamberin e Tij dhe botën tjetër të amshuar”, e u bë shembull i mirë për të gjitha gratë e tjera të Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhe thanë ashtu siç tha Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me to.

Allahu i Lartësuar e pastroi nga ajo që i kishin shpifur, zbriti ajete të Kuranit për të në suren Nur, që këndohen në mihrabë të xhamive deri në Ditën e Kiametit dhe Allahu i Lartësuar dëshmoi se ajo është prej të pastrave e të dalluarave dhe i premtoi falje mëkatesh dhe shpërblim shumë të madh.
Allahu i Lartësuar tha në Kuran se shpifja ndaj saj nuk ishte gjë e keqe për të, por mirësi. “S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj.” (Suretu Nur: 11) Ajo me të cilën deshën ta ulin Aishen nuk e arriti qëllimin, përkundrazi, Allahu edhe më shumë e ngriti dhe tregoi në Kuran për pozitën e saj të lartë që ka dhe vazhdoi të përmendet për të mirë në e tokë e në qiell deri në Ditën e Kiametit. Sa vlera të larta e të mëdha janë këto, sikur ta dinë njerëzit!

Sahabët më të mëdhenj kur kishin ndonjë problem, e posaçërisht që kishte të bënte me jetën e brendshme familjare nga jeta Muhamedit salallahu alejhi ue selem, shkonin dhe pyetnin Aishen dhe problemi zgjidhej menjëherë. Nuk ka dyshim se ajo ishte nga sahabet më të dijshme, Allahu qoftë i kënaqur me të.

Muhamedi salallahu alejhi ue selem vdiq në dhomën e saj, në ditën e saj. Koka e Muhamedit salallahu alejhi ue selem ishte në prehrin e saj.

Një melek ia paraqiti pamjen e saj para se të martohej me të dhe Muhamedi salallahu alejhi ue selem tha se “nëse kjo ishte nga Allahu i Lartësuar, do të realizohet”.

Kur sahabët i dhuronin Muhamedit salallahu alejhi ue selem dhurata, zakonisht ia dhuronin në natën e Aishes, duke e ditur se Muhamedi salallahu alejhi ue selem e donte atë më së shumti.
Kujdes! Nuk duhet menduar se Muhamedi salallahu alejhi ue selem ka qenë i padrejtë ndaj grave të tij. Kjo nuk ka ndodhur kurrë, por këtu po flasim për dashurinë që është në zemër e për të Allahu nuk e merr robin në përgjegjësi, ngase Muhamedi salallahu alejhi ue selem kur bënte barazi të përkryer shembullore ndërmjet grave të tij, në fund thoshte: “O Allah, kjo është ajo që kam mundësi dhe mos më merr në përgjegjësi për atë që unë nuk e kam në dorë (aludonte zemrën).”

O Allahu i Madhëruar, na bëj ne që ta duam Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen e tij, shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe na bashko me ta në xhenetet më të mira, o Dëgjues i duave tona!

Përgatiti: Hevzi Kadriu
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 34
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi