Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae

Shko poshtë

Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae Empty Një tregim shumë prekës i vogëlushes Berae

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 4:09 pm

Ajo është një vajzë egjiptiane, quhet Berae, është 10 vjeçe. Është fëmija i vetëm në familje. Prindërit e saj janë mjek dhe udhëtuan në Arabinë Saudite për të punuar në një prej spitaleve atje.

Beraeja është shumë e zgjuar, saqë e mësoi tërë Kuranin përmendësh dhe rregullat e tij në këtë moshë kaq të hershme. Mësoi në Saudi në një prej shkollave më të mira. Mësuesja e saj gjithnjë i thoshte: “Ti gjithsesi do duhej të ishe në një klasë më lartë se që je tani”.

Familja e saj ishte një familje e vogël dhe besimtare. Papritmas një ditë nëna e saj ndjeu një dhimbje të madhe që nuk e kishte ndier kurrë më parë. Pas analizave mjekësore u konstatua se ajo ishte e sëmurë nga kanceri. Nëna mendoj gjatë se si ta lajmëroj të bijën e saj që një ditë kur të zgjohet nga gjumi nuk do ta gjejë atë. Më në fund pas një mendimi të gjatë i tha asaj: "Oj Berae, unë do të paraprij ty në Xhennet. Kur'anin që e ke mësuar duhet ta lexosh çdo ditë në mënyrë që ai të mbrojë ty në dynja”.

Nuk e kuptoj qartë Beraeja nënën e saj, mirëpo ajo e ndjeu një ndryshim kur shihte nënën e saj duke shkuar nëpër vizita mjekësore rregullisht.

Beraeja shkonte në mëngjes në shkollë dhe kthehej pas mësimit në spital tek nëna e saj. I lexonte Kuran dhe qëndronte me të derisa kthehej babai i saj nga puna dhe e merrte atë.

Në mëngjesin e një dite ishtë një thirrje e emergjente nga spitali për babain e Beraes ku e informuan se gjendja shëndetësore e gruas së tij po keqësohej, dhe se ai duhet te vinte në spital sa më shpejt. Doli me shpejtësi nga puna dhe shkoi në shkollë për ta marrë Beraën.

Posa arritën në spital, babai kërkoi nga Beraeja të qëndroj në veturë derisa të kuptoj diç rreth shëndetit të gruas dhe të kthehet ta marrë Beraen që ta shoh nënën e saj. Ai nuk deshi qe vajza e tij ta shoqëronte në këtë vizitë që të mos e shihte nënën e saj në atë gjendje. Babai i saj doli me shpejtësi nga vetura, sytë i kishte të mbushur me lot , mendjen e kishte te gruaja e tij, gjatë kalimit të rrugës e goditi një veturë ku vdiq menjëherë. Doli Beraeja me shpejtësi nga vetura duke qarë me lot në sy u hodh në krahët e babait të saj të vdekur .

Tragjedia e Berasë u thellua vetëm pas pesë ditëve kur i vdes edhe nëna, mbetet e vetmuar dhe pa asnjë të afërm në atë vend.

U tubuan shokët e babait të saj dhe disa bamirës nga Egjipti dhe Arabia Saudite për të gjetur një zgjidhje për Beraen, mirëpo ajo gjatë asaj kohe ndjeu një dhimbje të madhe dhe pas disa analizave mjekësore u konstatua se ajo ishte e sëmurë nga e njëjta sëmundje që kishte pasur nëna e saj. Të gjithë u mërzitën dhe i kaploi një pikëllim i madh, ndërsa Beraeja buzëqeshi dhe tha: “Tash do të shkoj te prindërit e mi”. Të gjithë mbetën të habitur, tërë këto sprova në kokën e një fëmija kaq të vogël, dhe kjo ishte durimtare dhe e kënaqur me caktimin e Allahut.

Nëpër Arabinë Saudite filloi të përhapet lajmi i saj. Një bamirës e mori përgjegjësinë për mjekimin e saj. Ai e mori atë dhe e dërgoi në një spital në Britani. Ajo tani gjendet në këtë spital dhe një nga televizionet saudiane e thërret shpesh në telefon për të kuptuar gjendjen e saj dhe kërkon nga ajo të lexoj Kuran. Ajo gjatë telefonatës lexon Kuran e nganjëherë ndonjë ilahi apo poezi dhe bën dua për prindërit e saj, ku zëri i saj i bukur bëri të qajnë miliona njerëz.

Pas disa analizave të thella mjekët erdhën në përfundim se duhet t’i prehën dy këmbët për shkak të përhapjes së sëmundjes, pas një kohe sëmundja i kaloi në kokë ku tash pritet të operohet për këtë.

Në fund kërkojmë nga ju që të bëni dua për shërimin e saj.



************************************************** ******
Për të dëgjuar zërin e saj të bukur që i bëri të qajë miliona njerëz shikone posht





Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 35
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi