Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi - rrugë e përtrirjes

Shko poshtë

Haxhi - rrugë e përtrirjes Empty Haxhi - rrugë e përtrirjes

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 4:05 pm

Haxhi është shtylla e pesë e Islamit, dhe është obligim një herë në jetë për çdo besimtar i cili i plotëson kushtet e parapara. Allahu i Madhërishëm në shumë ajete flet për haxhin, e që ne me këtë rast do ta veçojmë ajetin vijues:

<< Për hirë të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); Allahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit >>[Ali Imran, 97]

Për haxhin ka folur edhe i dërguari i Allahut,Muhamedi s.a.v.s. në shumë hadithe të tij. Ne këtu nuk kemi për qëllim të përfshijmë numër të madh hadithesh, marrë parasyshë natyrën e këtij shkrimi, por do të përmendim sa vijon: Imam Muslimi dhe Ahmedi, Allahu i mëshiroftë, transmetojnë prej Ebu Hurejres se ka thënë:I dërguari i Allahut, na ligjëroi dhe tha:”O ju njerëz, për ju haxhi është bërë obligim, për atë, bënie haxhin”.Një njeri e pyeti të dërguarin e Allahut:A çdo vit o i dërguar i Allahut? I dërguari i Allahut shuajti, derisa pyetësi e përsëriti tre herë këtë pyetje.Atëherë, i dërguari i Allahut s.a.v.s. tha:”Nëse them:Po, do të obligohej, e ju nuk do të mund ta kryeni”.Pastaj tha:”Më leni në atë që ua them, derisa unë ju lë, dhe dijeni se ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak se shumë pyetnin dhe i kundërshtuan pejgamberët e tyre.Nëse u urdhëroj për diçka, bënie atë sa të keni mundësi, e kur t’u ndaloj nga diçka, lenie atë menjiherë”.
Tirmidhiju, Nesaiju, Ibn Maxhe dhe Ahmedi kanë transmetuar me zinxhiret e tyre të transmetuesve se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” Kush e kryen haxhin plotësisht, drejt dhe duke mos gabuar, bëhet i pastër sikur të kishte lindur tani”.

Haxhi është rrugë e përtrirjes së gjithmbarshme të jetës dhe personalitetit të besimtarit, ngase prezenca në vendet e shenjta dhe në veçanti pranë Qabes, e rikthen besimtarin me ndjenjat e tij në realitetin e shoqërisë së parë e më të lavdëruar të këtij umeti, të cilët janë shembull që duhet të ndiqen në konsolidimin e besimit dhe të veprave.
Njëmend, do të mund të nënvizonim shumë segmente që në haxh besimtari i përtrinë, por me këtë rast do të përmendnim si vijon:
-Barazia dhe vëllazëria islame: Islami është fe universale, e shpallur për tërë njerëzit pa dallim race, kombi, vendi, pozite apo ndonji privilegji tjetër. Para Allahut të gjithë njerëzit janë të njejtë, të barabartë, pa privilegje ndaj njëri-tjetrit. Dallimi i vetëm që merret në konsideratë te Allahu i Madhërishëm është devotshmëria dhe sinqeriteti. Allahu i Madhërishëm në Kur’an ka thënë:<> [El-Huxhurat, 13]

Ky ajet është parim madhështor islam i barazisë njerëzore, i anulimit të diferencave dhe dallimeve të ndryshme jo reale dhe tendencioze, apo thënë ndryshe, ky ajet është grusht i fortë për ndasitë racore, regjionale, nacionale, sociale, politike etj., të cilat janë mjaft të pranishme në botën bashkëkohore. Ky karakter human i Islamit demonstrohet edhe në ritualin madhështor të haxhit.
Kështu, në vendet e shenjta, për ta kryer haxhin, tubohen njerëz nga mbarë bota, njerëz të cilët u takojnë racave, vendeve, nacionaliteteve, rangjeve, klasave, profesioneve dhe mentaliteteve të ndryshme. Mirëpo, në haxh të gjitha këto dallime zhduken dhe eleminohen, ngase të gjithë njerëzit aty janë të barabartë, të gjithë janë të veshur njëlloj, kryejnë veprime të njejta dhe qëndrojnë në vende të njejta. Të gjithë bashkërisht: i bardhi dhe i ziu, francezi, anglezi, shqiptari, turku etj…, i pasuri dhe i varfëri, akademiku dhe fshatari i thjeshtë, intelektuali dhe bujku, presidenti dhe shërbetori, i madhi dhe i vogli, etj, qëndrojnë para Zotit, e kryejnë një ritual, drejtohen kah një faltore-Qabja, bëjnë tavaf, sa’j, i gjuajnë gurët dhe e falin namazin në vende të cilat janë të përbashkëta për të gjithë pa dallimet e lartpërmendura. Husejn Gjozo do të shprehet:”Me të veshur ihramin, automatikisht fshihen të gjitha dallimet. Të gjithë integrohen në një tërësi të vetme, të përshkruar me të njejtat ide, me të njejtat ndjesi dhe përjetime. Në këto vende të shenjta, duke qëndruar para Allahut të Madhërishëm të kthyer kah Ai, të gjithë janë të barabartë. Nuk ekziston kurrfarë titulli tokësor…këtu nuk vijnë parasyshë pozita shoqërore dhe matjet e vlerësimet njerëzore” (Islami në kohë, f.125).

-Përtrirje përmes diskutimeve: Umeti islam përfshinë një shtrirje të gjërë gjeografike. Jeton në vende dhe kontinente të ndryshme. Po ashtu, muslimanët jetojnë në kushte dhe rrethana të ndryshme ekonomike, politike, sociale, juridike etj. Ata ballafaqohen me probleme dhe nyje të natyrave të ndryshme. Për këtë, haxhi është rast i shkëlqyeshëm që të debatohen dhe shqyrtohen problemet me të cilat ballafaqohen muslimanët anekënd botës. Kjo, ngase në vendet e shenjta tubohen njerëz të vendeve dhe profileve të ndryshme. Kështu, këtu mes vete takohenolitikanë, ekonomistë, filozofë, juristë, teologë, eprorë ushtarakë etj. Ky është shembull i pakrahasueshëm në botë. Nuk ka simpozium, kongres apo ndonjë tubim tjetër shkencor ku tubohen kaq shumë njerëz dhe kaq numër i madh ekspertësh të profileve të ndryshme. Ky është rast i volitshëm që të merren vendime të rëndësishme për mirëqenien e muslimanëve, të vehet theks i veçantë në domosdoshmërinë e reformave dhe transformimeve në jetën e gjithmbarshme të muslimanëve, t’u bëhet një qasje kritike dhe analitike ideve, bindjeve dhe botëkuptimeve të ndryshme që dominojnë tek muslimanët. Për atë, ata përfitojnë nga rasti që t’i përmirësojnë botëkuptimet e gabuara, t’i pastrojnë bestytnitë dhe risitë që kanë depërtuar ndër muslimanët. Ata në këtë mënyrë do ta ruajnë pastërtinë e besimit, origjinalitetin e normave islame, kthjelltësinë e kulturës dhe civilizimit të pastër islam, do ta përforcojnë lidhjen dhe afërsinë e umetit me burimet e veta fetare, Kur’anin dhe Sunetin, integritetin dhe sovranitetin e botës islame, duke i shpaluar dhe kundërvënë me sukses planet famëkeqe të armikut për shkatërrimin e muslimanëve, apo thënë shkurt: e mbrojnë identitetin fetar, kulturor e civilizues islam të botës islame.

“Haxhi duhet të jetë rishikim i të gjitha të arriturave dhe aktiviteteve tona shoqërore, kulturore, ekonomike dhe politike. Aty do të paraqiteshin organizata të ndryshme rinore, lidhje të shkrimtarëve, piktorëve, institucioneve shkencore etj. Që të organizohet haxhi për këtë qëllim dhe ideja e tij të gjejë zbatimin e duhur, Meka dhe Medina do të duhej patjetër të shndërrohen në qendra të mëdha të institucioneve të larta shkencore që do ta studiojnë botën islame nga të gjitha aspektet dhe do të përgadisin materiale të duhura për marrëveshjen gjithëislame. Në këto institucione do të punonin shkencetarët më të shquar të Botës Islame” (Islami në kohë, f.129-130).

Urtësitë, mesazhet dhe karakteri reformues e përtrirës i haxhit nuk kufizohen vetëm në këtë që përmendëm deri tash, por ai përmban edhe shumë aspekte tjera, megjithatë ne deshëm që t’i përmendim këto pika sa për ilustrim.

Mr.Bashkim Aliu
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 34
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi