Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si agjëron zemra?

Shko poshtë

Si agjëron zemra? Empty Si agjëron zemra?

Mesazh  Admin Thu Jan 28, 2010 4:04 pm

Nga Sheih Sa’id Abdullah Karni





“...dhe kush i beson Allahut, Ai do ta udhëzojë zemrën e atij....” (Tagabun 64:11).


Udhëzimi i zemrës mbështetet mbi gjithë udhëzimin, mbi ligjin e gjithë suksesit, zanafillën e çdo vepre dhe prijësin e çdo veprimi. Profeti a.s. ka thënë:
“Në të vertetë në trupin e njeriut ekziston një copë mishi, e cila nëse është e shëndetshme, i tërë trupi do të jetë i shëndetshëm dhe nëse ajo është e sëmurë, i tërë trupi do të jetë i sëmurë. Në të vërtetë kjo është zemra.”


Kështu mirësia e zemrës tënde është garantuesi i lumturisë tënde në këtë botë dhe në botën tjetër. Po ashtu, prishja e saj është mënyra më e sigurt për shkatërrim, shtrirjen e të cilës e di vetëm Allahu.


“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente.” (Kaf 50:37)

اdo njeri ka një zemër. Megjithatë në realitet, ekzitojnë dy zemra. Njëra është zemra që është e gjallë dhe rreh me dritën e besimit. Ajo është e mbushur me bindjen e thellë dhe ndërgjegjen e Zotit. Tjetra është zemra e vdekur, e mbuluar dhe e sëmurë me gjithë mbeturinat dhe plehrat.


Allahu i Lartësuar thotë në lidhje me zemrën e popullit të pamend:

“Zemrat e tyre janë të sëmura, dhe All-llahu u shton edhe më tepër sëmundjen...” (Bekare 2:10).

“E (jehuditë e kohës së Muhammedit) thonë: "Zemrat tona janë në këllëf"! Jo, por për shkak të mosbesimit të tyre, All-llahu i ka mallkuar, andaj pak janë që besojnë (ose: pak send besojnë).” (Bekare 2:88).


Allahu po ashtu thotë:

“A nuk e studiojnë me vëmendje Kur'anin? Apo në zemrat kanë dryna!” (Muhammed 47:24).


Prej gjithë këtyre ajeteve mësojmë se zemrat mund të sëmuren, ato mund të mbulohen, të kyçen, dhe të vdesin. Armiqtë e Allahut kanë në kraharorët e tyre zemra, por ata nuk i dallojnë këto zemra.



Për këtë arsye Profeti a.s. ka thënë:
“O Mbikqyrës i zemrave, bëje zemrën time të qëndrueshme në fenë Tënde.”


Zemra e besimtarit agjëron gjatë dhe jashtë Ramazanit. Agjërimi i zemrës bëhet prej boshatisjes së saj, prej gjithë materialit të prishur, si për shembull format shkatërruese të shirkut (shoqërimi shok Allahut), besimet e rrejshme, këshillimet e këqija, synimet e pista dhe mendime të degjeneruara. Zemra e besimtarit është e stolisur me dashurinë e Allahut. Ajo e njeh Zotin e saj nga emrat dhe cilësitë e Tij ashtu siç Ai e ka përshkruar Vetveten.
Kjo zemër zbulon me syrin e mprehtë vargun e emrave dhe cilësive të Tij, si dhe faqet që Allahu ka krijuar në univers, po ashtu edhe librat e krijimeve të Tij.


Zemra e besimtarit mbushet me një dritë vezulluese e cila nuk lejon asnjë errësirë të qëndrojë brenda saj. ثshtë drita e mesazhit të përjetësisë, e mësimeve hyjnore, si dhe e ligjeve hyjnore. Në të shtohet dhe drita e të natyrshmes, mbi të cilën janë krijuar edhe robërit e Allahut. Në këtë mënyrë dy drita të mëdha vijnë së bashku,
“...Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë e di shumë mirë.” (Nur 24:35)


Zemra e besimtarit flakërin si një llambë, ndriçon si dielli dhe shkëlqen si drita e mëngjesit. Rritet besimi, sa herë që besimtari dëgjon ajetet e Kur’anit, forcohet bindja, kur ai mediton dhe shtohet udhëzimin kur ai reflekton. Zemra e besimtarit përmbahet prej krenarisë, pasi ajo e prish zemrën e agjërimit. Krenaria nuk ka vend në zemrën e besimtarit, pasi ajo është e paligjshme.


Allahu i Lartësuar thotë në një hadith kudsi
“Krenaria është rroba Ime e sipërme dhe fisnikëria është rrroba ime e poshtme, kushdo që lufton me Mua për ato Unë do ta ndëshkoj atë.”
Vetë Profeti a.s. ka thënë:
“Kushdo shfaq arrogancë ndaj Allahut, Ai do ta poshtërojë atë, dhe kushdo që është i përulur ndaj Allahut, Ai do t’ia ngrej gradat.”


Zemra e besimtarit agjëron dhe përmbahet prej egotizmit. Egotizëm është atëherë kur njeriu e sheh veten si të përsosur, më të mirë se të tjerët dhe që zotëron cilësi të mira që nuk gjenden tek asnjë njeri tjetër. Kjo mund t’i mundësojë shkatërrim të plotë.
Profeti a.s. ka thënë:
“Janë tre gjëra të cilat janë krejtësisht rrënuese: egoizmi dhe mendjemadhësia e një personi, ngurrimi i tij për tu bindur dhe dhënia pas dëshirave të tij”.


Mjekimi për këtë mëndjemadhësi, duhet parë tek vetë gabimet, tek mangësitë e shumta, tek qindra mëkatet dhe prapësitë që kryhen, apo tek gabimet që veprohen dhe harrohen, por njohja e të cilave është e shkruar në librin e Allahut. Pasi Allahu as nuk kequdhëzon dhe as nuk harron.
Zemra e besimtarit agjëron dhe përmbahet prej zilisë, sepse ajo i zvogëlon veprat e drejta, largon dritën e zemrës dhe ndalon progresin e saj për tek Allahu, Më i Larti.


Allahu thotë në Kur’anin Fisnik:
“A u kanë zili atyre njerëzve për atë që All-llahu u dha nga mirësitë e Tij? ...” (Nisaa’ 4:54)
Profeti a.s ka thënë:
“Mos e kini zili njeri tjetrin; mos i rrisni çmimet ndaj njëri tjetrit; mos e urreni njëri tjetrin; mos u largoni nga njeri tjetri dhe mos e dëmtoni njëri tjetrin.”


Profeti a.s. e njoftoi një prej shokëve të tij tre herë se ai do të ishte prej banorëve të xhenetit. Kur e pyetën rreth asaj, sesi e kishte fituar ai një vend në xhenet, burri ka thënë, “Nuk kam fjetur me zili, me smirë apo mashtrim në zemrën time për asnjë musliman.”
A ka ndonjë zemër që do të reflektojë mbi të?!
O Allah udhëzoi zemrat tona kah udhës së drejtë dhe bëj ato të qëndrueshme në besim, O Zot i botëve.

[E marrë prej librit: "Tridhjetë mësime për ata që agjërojnë" (botuar nga Mesazhi Islam)]
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 187
Join date : 16/12/2009
Age : 34
Location : Prizren

http://forum-nektariidituris.tk

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi